Përfshihet nga flakët banesa në Korçë

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Mborje të Korçës.

Burime paraprake për Ora News, bëjnë me dije se si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz.

Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia për shuarjen e zjarrit .