Rëndohet situata nga Covid, 522 raste të reja pozitive dhe dy humbje jete
Shtohen numrat e infektimeve me Covid në vendin tonë. Në 24 orët e fundit kemi sërish një rritje drastike të rasteve me COVID-19, të ndikuar nga varianti “Delta”.
Nga 6662 testime që janë bërë në të gjithë vendin janë zbuluar 522 raste të reja. Dy qytetarë e kanë humbur luftën me sëmundjen, përkatësisht një qytetar 67 vjeç nga Elbasani dhe një qytetar 84 vjeç nga Mati, ndërsa 98 qytetarë të tjerë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,920 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet me COVID-19 janë evidentuar në këto qytete; 193 raste në Tiranë, 75 në Shkodër, nga 22 raste në Durrës, Vlorë, nga 16 raste në Lezhë, Sarandë, nga 15 raste në Malësi e Madhe, Fier, nga 13 raste në Vau i Dejës, Kamëz, 12 në Berat, 11 në Korçë, nga 9 raste në Rrogozhinë, Lushnje, nga 8 raste në Elbasan, Peqin, 6 në Kurbin, nga 5 raste në Krujë, Dibër, Divjakë, 4 në Patos, nga 3 raste në Kukës, Kavajë, Roskovec, Përmet, nga 2 raste në Pukë, Has, Mat, Gjirokastër, Kuçovë, Poliçan, Gramsh, Librazhd, nga 1 rast në Mirditë, Shijak, Klos, Himarë, Këlcyrë, Tepelenë, Maliq, Pogradec, Kolonjë, Dimal, Cerrik, Belsh.
Aktualisht janë 4204 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 59 pacientë.
Statistika (19 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 522
Të shëruar në 24 orë 98
Të shtruar në spitale 59
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6662
Testime totale 979,532
Raste pozitive 137,597
Raste të shëruara 130,920
Raste Aktive 4204
Humbje jete 2,473
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1596
Shkodër 682
Vlorë 381
Fier 378
Durrës 230
Elbasan 216
Lezhë 211
Berat 141
Gjirokastër 139
Korçë 92
Kukës 85
Dibër 53
