Biden premton se do gjuajë xhihadistët e sulmeve vdekjeprurëse në Kabul
Presidenti, Joe Biden, ka premtuar se do të gjuajë xhihadistët pas sulmit vdekjeprurës në Kabul, i cili vrau të paktën 90 njerëz, përfshirë 13 trupa amerikanë.
Zoti Biden paralajmëroi se SHBA nuk do të "falë" autorët, shkruan Ora News.
Shpërthimet e dyfishta, të pretenduara nga një degë lokale e Shtetit Islamik (IS), shpërthyen në turmat e burrave, grave dhe fëmijëve jashtë aeroportit të Kabulit.
Më parë kishte pasur paralajmërime të përsëritura për një sulm të mundshëm.
Trupat amerikanë në kontroll të aeroportit ndërkombëtar të Kabulit kanë lehtësuar evakuimin e shtetasve të huaj dhe afganëve, që kishin punuar me misionet e huaja.
Një numër vendesh evropiane kanë njoftuar tashmë përfundimin e planeve të tyre të evakuimit.
Mbretëria e Bashkuar tha të premten se nuk do të përpunonte më asnjë aplikim, duke pranuar se po linte njerëz prapa. Duke folur orë pas sulmit të së enjtes, Biden u zotua të përfundojë misionin e evakuimit, duke shtuar "ne nuk do të pengohemi nga terroristët".
Ky është kamikazi që vrau 103 njerëz në aeroportin e Kabulit
27 Gusht, 11:07

