Horror në komisariat, shefi i policisë mbyt me qese tregtarin e drogës në përpjekje për ta zhvatur
Imazhe të tmerrshme po bëjnë xhiron në mediat e Tajlandës. Kamera e sigurisë në një stacion policie në Nakhon Sawan filmoi në detaje sesi shefi i policisë dhe disa vartës të tij e torturuan për vdekje një shpërndarës droge të arrestuar.
Agonia zgjat nëntë minuta. Shefi i policisë vendos disa qese plastike mbi kokën e të riut dhe ai mbytet.
Gjithçka ndodhi për shkak se policia u përpoq të zhvaste dy milionë baht nga 24-vjeçari Chiraphong Thanaphiphat.
Chiraphong luftoi dëshpërimisht, por shumë shpejt ai u shtri i vdekur në tokë.
Merkeli: "Ky realitet i ri është i hidhur"
26 Gusht, 09:46
Tregtari i drogës u kap me 100,000 pilula ekstazie. Sipas raporteve të mediave tajlandeze, shefi i policisë i kërkoi fillimisht një milion baht personit të arrestuar, ekuivalent me 28,000 franga.
Por menjëherë ai e dyfishoi shumën në dy milionë pasi kjo i shkonte për shtat edhe jetës së luksit që bënte.
Gjatë një kontrolli në pronën e tij më vonë, u konfiskuan13 makina të importuara me vlerë të barabartë me 2.8 milion franga, përfshirë modelet Porsches, Lamborghinis, Ferraris dhe Mercedes -Benz. Të gjitha këto me një pagë mujore prej 1200 franga që merrte në polici.
Shefi i policisë Thitisan Utthanaphon 39 vjeç, ndaj të cilit tani është lëshuar një urdhër arresti, njihej me nofkën "Joe Ferrari" për shkak të preferencës së tij për makina luksoze. Pesë nga bashkëpunëtorët e tij janë kapur, por ai mbetet në arrati. Regjistrimet iu dorëzuan një avokati nga një oficer i ri me kërkesën për të njoftuar personalisht shefin e policisë të vendit dhe për të arrestuar sa më parë eprorin e tij të korruptuar. Përndryshe ai do të vritej si tradhtar.
Vrasja e shpërndarësit të drogës ndodhi në 6 gusht. Autorët u përpoqën të mbulonin vrasjen. Shefi i policisë Thitisan u kërkoi vartësve të tij që të përmendin një mbidozë si shkak të vdekjes. Spitalit përgjegjës iu tha se tregtari u përpoq të shpëtonte gjatë një bastisjeje, ra dhe humbi vetëdijen.

