Video/ Një zemër gjigante e formuar nga delet, gjesti i veçantë që nipi bën për tezen e ndjerë
Një fermer në Australi, i cili nuk arriti të merrte pjesë në funeralin e tezes së tij, e ka nderuar kujtimin e saj me një zemre të madhe të formuar nga delet.
Për shkak të pandemisë, Ben Jackson nuk arriti të shkonte në Brisbane për të kaluar momentet e fundit me tezen e tij gjatë pas një beteje dyvjeçare me kancerin, njofton The Guardian.
Dhe kështu ai vendosi që dashurinë e madhe që kishte për të ta shprehte përmes deleve.
“Nuk kisha asnjë mënyrë që të shkoja atje dhe ta shoh ose të shkoj në funeral, kështu që u ndjeva i pashpresë, i pafuqishëm, në të vërtetë nuk e dija se çfarë të bëja dhe thjesht vendosa të bëja një zemër masive në tokë”, tha ai.
Ai i drejtoi delet në atë mënyrë, që ato formonin një zemër.
Për ta bërë këtë ai e shpërndau grurin në formë zemre dhe kur delet u liruan, filluan të shkonin pas grurit dhe krijuan një zemër gjigante. Rezultati u kap në video nga një dron dhe është bërë viral pasi Jackson e ndau atë në internet.
