Video/ Burri rrëzohet pa ndenja mbi shina ndërsa treni ishte duke u afruar, oficeri kërcen mbi binarë për ta shpëtuar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 09:48
Kur një pasagjer u rrëzua pa ndjenja në shinat e trenit në New York ndërsa një tren lëvizte drejt stacionit, oficeri i policisë kërceu mbi binarë për ta shpëtuar.
Pasagjeri kishte humbur vetëdijen dhe u rrëzua nga platforma ku po qëndronte.
Në person tjetër që ndodhej në vendin e ngjarjes u hodh mbi binarë për të ndihmuar oficerin.
"Nxito, nxito!" dëgjohet të thotë një grua.
Një lajmërim në stacion paralajmëroi se treni ishte duke u afruar.
Te pranishmit e ndihmuan oficerin dhe burrin tjetër për ta ngjitur lart personin i cili ishte rrëzuar.
Ata arritën të tre të shpëtonin para se treni të arrinte dhe në sfond u dëgjuan duartrokitjet e personave të pranishëm për aktin heroik të policit dhe burrit që e ndihmoi.
