Fotoja virale/ Pas argëtimit në parkun e lodrave, talibanët pozojnë duke ngrënë akullore

Që prej të dielës së 15 gushtit talibanët kanë marrë kontrollin e plotë të Afganistanit.

Një ditë pas marrjes së pushtetit një video e talibanëve duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë u bë virale në internet.

Së fundmi një fotografi e ngjashme po bën xhiron e rrjetit. Në të shfaqen disa talibanë të cilët pozojnë duke ngrënë akullore.

Fotografia u bë virale pasi u postua në Twitter nga @AbdulhaqOmeri.