Plantacioni me 2 mijë bimë marijuanë në mes të pyllit, arrestohen 2 shqiptarë në Spanjë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 22:49
Garda Civile në Spanjë ka asgjesuar plantacionin me 2 mijë bimë marijuanë në një pyll, në grykën Barbuixera, pranë rezervuarit të Santa Anna, në La Noguera Catalonia, Spanjë.
Gjatë operacionit, sipas medieve të huaja, policia spanjolle prangosi dy shtetas shqiptarë, të akuzuar për kultivim të bimëve narkotike.
Të prangosurit janë të moshave 24 dhe 33 vjeç, por identiteti i tyre nuk është zbuluar ende.
Në vend u gjetën disa tenda, ushqime dhe mjete për rritjen e marijuanës, si dhe pajisje mbikëqyrjeje për 24 orë në ditë. Bimët e lokalizuara ishin me madhësi të mesme dhe ndosheshin në proces të rritjes.
