Kaosi në Afganistan: UNESCO bën thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit

UNESCO , agjencia ndërkombëtare e specializuar e OKB-së për shkencën dhe kulturën e arsimin, duke rikujtuar shkatërrimin e statujave të Budës në luginën Bamiyan nga talibanët, 20 vjet më parë , bën thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Afganistanit.

UNESCO kërkon të sigurojë një mjedis të sigurt për artistët , pak ditë pasi talibanët morën pushtetin në Kabul.

Ekzistojnë dy vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO -s në Afganistan, përfshirë Luginën Bamiyan, ku talibanët hodhën në erë dy statuja gjigante të Budës në vitin 2001 para se t'i rrëzonin nga pushteti.

"Në mes të ngjarjeve që po zhvillohen me shpejtësi dhe 20 vjet pas shkatërrimit të qëllimshëm të statujave në Bamiyan, drejtoresha e përgjithshëm e UNESCO-s, Ondre Azule, bën thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Afganistanit," tha UNESCO për AFP.

UNESCO thekson se diversiteti i trashëgimisë kulturore i Afganistanit është një pjesë integrale e historisë dhe identitetit të Afganistanit, i cili është i rëndësishëm për të gjithë njerëzimin.

"Është jetike për të ardhmen e Afganistanit që këto monumente të mbrohen dhe të ruhen," shkruhej në deklaratë.