Joe Biden dhe Zonja e Parë e SHBA do të marrin dozën e tretë të vaksinës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 19:19
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se ai dhe Zonja e Parë, Jill Biden, do të marrin një dozë të tretë të vaksinës Covid-19, për të rritur sistemin e tyre imunitar kundër koronavirusit të ri.
"Ne do të marrim dozën shtesë përforcuese," tha Biden në një intervistë për ABC News, e cila u regjistrua dje, e mërkurë dhe u transmetua sot, të enjten.
Ekipi shëndetësor i Biden njoftoi se, duke filluar nga shtatori, të gjithë amerikanët do të kenë të drejtë për një dozë përforcuese.

