SHBA/ Dorëzohet burri që kërcënoi të shpërthente një bombë pranë Kapitolit
Një burrë është arrestuar, pasi kërcënoi se do të shpërthente një bombë pranë ndërtesës së Kongresit në Uashington DC.
Shefi i Policisë së Kapitolit J. Thomas Manger u tha gazetarëve se personi i identifikuar si Floyd Ray Roseberry, parkoi automjetin e tij në një trotuar jashtë Bibliotekës së Kongresit amerikan në mëngjes dhe i tha një oficeri që iu afrua se kishte një bombë.
"Policia komunikoi me z. Roseberry përmes një tabele të bardhë dhe përdori një robot për t'i dhënë atij një telefon, të cilin ai nuk e përdori", tha Manger.
" Z. Roseberry doli nga automjeti dhe u dorëzua. Ai hoqi dorë dhe nuk rezistoi dhe autoritete tashmë janë në gjendje ta merrin atë në paraburgim pa incidente," tha Manger.
Agjentët federalë bastisën shtëpinë e Roseberry në Grover, Karolina e Veriut, gjatë konfliktit.
Siguria u rrit rreth Kapitolit pasi mbështetësit e presidentit të atëhershëm Donald Trump sulmuan ndërtesën më 6 janar. Të paktën 535 protestues janë arrestuar që nga sulmi që la pesë të vdekur, përfshirë një polic.


