"Pa shpresë", gruaja afgane: Talibënt refuzuan të hyja në aeroport, sepse nuk isha e shoqëruar nga një burrë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 19:34
Një grua afgane, i tha BBC -së se ajo u kthye nga aeroporti i Kabulit nga talibanët, sepse nuk ishte e shoqëruar nga një burrë.
Ajo tha se kur mbërriti në aeroport iu afruan 2, 3 burra që mbanin kamxhik, dhe e pyetën se pse nuk ishte nën shoqërinë e një "mahram" (burrë).
"Ishte e frikshme, ishte makth, si film," tha ajo për BBC.
Gruaja, të cilën, për arsye sigurie, BBC nuk i publikoi emrin, tha se nuk shihte asnjë ndryshim te talibanët. Ata janë "brutalë njësoj si më parë", tha ajo, dhe ka frikë se nuk do ta lënë kurrë të largohet nga vendi.
"Nuk ka shpresë, është si fundi i botës," tha ajo.


