Gazetarja e CNN përballet me talibanët në rrugët e Kabulit: Njerëz që rrihen me shkopinj dhe plumba që fluturojnë në ajër

Clarissa Ward, gazetarja e CNN raporton mbi pengesat që amerikanët dhe afganët po përballen duke u përpjekur të shkojnë në aeroportin e Kabulit, ndërsa luftëtarët talibanë përpiqen të bllokojnë hyrjen me armë zjarri dhe dhunë.

"Ne ishim duke shkuar në aeroportin e Kabulit për të parë vështirësitë që po kalojnë afganët për t'u larguar," tha Ward në videon e postuar nga CNN.

"Ne mund të dëgjojmë të shtëna çdo minutë," shtoi ajo.

Ndërsa gazetarja dhe stafi i saj afrohen drejt aeroportit talibanët i rrethojnë dhe i ndalojnë hyrjen.

Ndërsa gazetarja afrohet t'i bëjë disa pyetje një taliban dëgjohet t'i thotë :"Mbulo fytyrën më parë."

"Ne vazhduam t ecnim për të shmangur përplasjet," shtoi Ward.

Gazetarja e CNN përballet me talibanët në rrugët e Kabulit:

Personat që ndodheshin në zonën përreth aeroportit i treguan gazetares dokumentet se të gjithë punonin për kampet amerikane, por nuk lejoheshin të largoheshin nga Kabuli.

Ndërsa gazetarja dhe stafi largoheshin dëgjoheshin në sfond të shtënat e armëve nga talibanët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CNN (@cnn)