Skena dramatike në aeroportin e Kabulit: Afganët e dëshpëruar kalojnë fëmijët mes telave me gjemba, ua japin ushtarëve

Skena dramatike në aeroportin e Kabulit: Afganët e

Video shokuese vijojnë të publikohen në rrjetet sociale nga situate në aeroportin e Kabulit. Janë me mijëra të tjerë të cilët po përpiqen të largohen nga Afganistani përmes aeroportit ndërkombëtar Hamid Karzai.

Skena dëshpëruese tregojnë nëna të cilët i kalojnë fëmijët përmes gardhit me gjemba dhe ua japin ushtarëve të huaj me shpresën se ata mund të shpëtojnë.

Është dramatike i tha një zyrtar afganas Sky News. Disa nga fëmijët ngecën në tela me gjemba. Ai shtoi se asnjë fëmijë nuk do të mund të largohet pa familjen e tij.

Talibanët i kanë bërë thirrje njerëzve të largohen nga aeroporti i Kabulit, ku deri tani kanë mbetur të vrarë 12 persona.

Skena dramatike në aeroportin e Kabulit: Afganët e

Ata u vranë në ambientet e brendshme dhe të jashtme të aeroportit për shkak të plumbave dhe përplasjeve.

Skena dramatike në aeroportin e Kabulit: Afganët e