Evakuohen katër kosovarë nga Afganistani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Gusht 2021, 10:52
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se janë evakuuar katër shtetasit e Kosovës, me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë dhe u është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan.
Parmes një njoftimi për media, nga MPJD-ja thuhet se që nga përshkallëzimi i situatës atje, kjo ministri ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejtë nga Afganistani.
“MPJD-ja vazhdon ta mbajë të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316 dhe është në dispozicion t’u ofrojë ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim”, thuhet në njoftim.
