Policia greke publikon fotot dhe emrat e 3 shqiptarëve që kanë kryer vjedhje në Athinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 16:18
Policia greke ka publikuar sot, fotot dhe emrat e 3 shqiptarëve, anëtarë të një bande, që akuzohen për grabitjen e 11 dyqaneve të ndryshme në Athinë.
Mediet greke bëjnë me dijë se dy prej tyre janë arrestuar më 12 korrik të këtij viti, ndërkohë personi i tretë është në kërkim.
Dy të arrestuarit janë Mateo Sinanllari, 27 vjeç dhe Krist Kalemi, 30 vjeç. Ndërsa, Kosta Beqiri, 27 vjeç është autori tretë, i cili është në kërkim nga policia greke.
