Dramë në familje/ Motra mbyt motrën me rripin e çantës në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 11:18
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi.
Një grua u arrestua sot në orët e para të mëngjesit në një zonë të Pierisë, pasi akuzohet për vrasje me dashje të motrës së saj.
Mediet greke raportojnë se ato jetonin të dyja dhe ajo ka përdorur rripin e një çante për ta mbytur.
Njëra ishte 73, ndërsa tjetra 75 vjeç dhe mësohet se vuanin nga probleme mendore.
Në vendngjarje kanë mbërritur njësitë kompetente të Zyrës së Hetimit Kriminologjik për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, shkruan protothema.
