"Situata në Afganistan është shqetësuese" Greqia nuk dëshiron të bëhet portë për një valë të re refugjatësh
Greqia nuk dëshiron të bëhet portë hyrëse për refugjatët afganë, ka deklaruar sot, ministri i Emigracionit, Notis Mitarachi, në një intervistë për televizionin shtetëror EPT.
Mitarachi iu referua valës së mundshme të migrantëve me të cilën mund të përballet, Greqia dhe Bashkimi Evropian.
Pala greke ka sqaruar se ne nuk dëshiron dhe nuk mund të jetë porta hyrëse për emigrantët dhe refugjatët, që duan të kalojnë në BE.
"Nuk duam të rijetojmë atë që përjetuam në vitin 2015", theksoi zoti Mitarachi, duke shtuar se Greqia do të vazhdojmë të zbatojë politika të rrepta dhe të drejta për migracionin.
I pyetur në lidhje me rolin e Turqisë në flukset e migrimit që ajo ka përdorur në të kaluarën kundrejt BE-së, ministri pranoi se Turqia ka qenë nën presion të madh migrues dhe tha se Turqia duhet të mbështetet nga BE por kjo mbështetje duhet të bëhet në këmbim dhe në bashkëpunim me BE -në.

