Të premten mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut grupi i parë i afganë
Grupi i parë i shtetasve afganë që do strehohen përkohësisht në Maqedoninë e Veriut do të vijnë të premten.
Deri tani flitet për 450 shtetas afganë në total. Fillimisht do të mbërrijnë shtetasit afganë për të cilët Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë verifikimet e nevojshme.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, i cili është pjesë e trupit koordinues në Qeveri, tha për Alsat Macedonia se shtetasit afganë do të qëndrojnë përkohësisht, por se për sa kohë konkretisht bëhet fjalë, nuk e di askush.
Për transportimin e tyre do të kujdesen SHBA-të dhe organizatat ndërkombëtare tek të cilat këto persona kanë qenë të angazhuar
"Janë diku 6 ose 7 hotele me të cilët është arritur marrëveshje, dhe kjo marrëveshje është arritur nga organizatat ndërkombëtare ku kanë qenë të angazhuar, që do të thotë se edhe shpenzimet për ta do t’i mbulojnë këto organizata ndërkombëtare por në qoftë se ka nevojë, edhe shteti këtu do të ndihmojë, për shkak se ne me vullnet të plotë kemi vendos që t’i ndihmojnë këto civilë” u shpreh ministri.
Komiteti i Helsinkit apeluan deri tek politikanët që të mos përdorin krizën afgane për qëllime të caktuara politike dhe të mos nxisin ndjenja ksenofobe tek qytetarët, tani që vendi është në prag të zgjedhjeve lokale.