Shtëpia e Bardhë: SHBA ka bërë sakrifica të mëdha në Afganistan
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, Jake Sullivan po vazhdon mbrojtjen e vendimit për tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani.
Në konferencën për shtyp ai është pyetur për afatin e 31 gushtit, që është përfundimi zyrtar i misionit amerikan dhe nëse SHBA do të "braktisë" aleatët afganë të cilët nuk janë larguar në mënyrë të sigurt deri atëherë.
Sullivan i shmanget pyetjes, duke thënë se plani amerikan është të "evakuojë njerëzit që kanë punuar me Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë të drejtë për viza speciale imigruese, viza të posaçme për përkthyesit dhe afganët e tjerë që punuan me trupat amerikane.
"Është një program bujar," thotë Sullivan.
Pyetjes se si SHBA mund të jetë një lider global pa sakrifica ai iu përgjigj dukëbthënë se, sakrifica e amerikanëve duket nga numri i varreve të ushtarëve të rënë në Afganustan, në Varrezat Arlington. Sakrificat ishin të mëdha", thotë ai.


