Video/ Gazetarja afgane mes lotësh: Ju lutem mos i njihni talibanët

Gazetarja afgane, që ushtron profesionin në Bruksel, u emocionua kur pyeti sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për talibanët në Afganistan.

"Si një grua afgane ... situata është vërtet e vështirë, ka mijëra gra që nuk e dinë, për të ardhmen, çfarë po ndodh," tha ajo me lotësh.

"Ju lutemi mos i njihni [talibanët] pa asnjë kusht, si marrëveshja e nënshkruar midis talibanëve dhe qeverisë së Trump" , i kërkoi gazetarja afgane shefit të NATO-s.