Pentagoni: Asnjë ndërveprim armiqësor me talibanët
Pentagoni ka reaguar në lidhje me situatën kaotike, në të cilën ndodhet Afganistani, pas marrjes së kontrollit të vendit nga talibanët, të dielën, 15gusht.
Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, thotë se talibanët nuk kanë ndërhyrë në përpjekjet e evakuimit të Shteteve të Bashkuara nga Kabuli, njofton BBC.
Ai tha se nuk ka "asnjë ndërveprim armiqësor" me talibanët, pas takimit midis udhëheqësve talibanë dhe kreut të Komandës Qendrore të SHBA në Doha, të dielën.
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai janë rikthyer, tha Gjeneral Major Marinez Uilliam Taylor në konferencë.
"Tani që aeroporti është hapur, qëllimi ynë është ta mbajmë të hapur," shtoi Taylor.
Një shtesë prej 2.500 trupash amerikane janë zhvendosur në Kabul në 72 orët e fundit, me deri në 3.500 të evakuuar deri në fund të ditës.


