Fjalimi i parë i talibanëve: I kemi falur të gjithë, po punojmë për formimin e qeverisë
Përfaqësuesit talibanë janë dukë bërë fjalimin e tyre të parë për popullin, nëpërmjet një konference për shtyp në praninë e medieve.
Zëdhënësi, Zabihullah Mujahid, thotë se gratë do të gëzojnë të drejta sipas sheriatit, ligjit islam. Ai thotë se qeveria e mëparshme ishte e paaftë dhe së ata duhet të hynin në Kabul, duke nënvizuar se konflikti ka mbaruar.
"Ne i kemi falur të gjithë në dobi të stabilitetit dhe paqes në Afganistan," thotë Zabihullah Mujahid. Pas formimit të qeverisë, gjithçka do të jetë më e qartë. Pasi të formohet qeveria, ne do të vendosim se cilat ligje do t'i paraqiten kombit," thotë Zabihullah Mujahid.
"Një gjë duhet të them: Ne po punojmë seriozisht për formimin e qeverisë. I kemi të gjithë kufijtë nën kontrollin tonë," shton ai.

