Strehimi i afganëve, Biden autorizon 500 milionë dollarë
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka autorizuar deri në 500 milionë dollarë në ndihmë të mbështetjes së nevojave të refugjatë e dhe të tjerëve të rrezikuar nga situate në Afganistan.
Në këtë fond përfshihet dhe aplikantët për viza të veçanta imigrimi.
Një ndihmë e tillë mund të sigurohet në baza dypalëshe ose shumëpalëshe sipas rastit, përfshirë përmes kontributeve në organizatat ndërkombëtare dhe përmes financimit të organizatave të tjera joqeveritare, qeverive dhe departamenteve dhe agjencive të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti Joe Biden mbrojti të hënën, 16 gusht, me forcë vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani dhe hodhi poshtë kritikat e shumta për tërheqjen kaotike që po paraqet një krizë për të.
Ndërsa sot vijuan evakuimet e të huajve dhe vendasve nga aeroporti i kryeqytetit afgan. Shqipëria, Kosova, Maqedonia janë ndër shtetet që kanë pranuar strehimin e përkohshëm të qytetarëve nga Afganistani.


