Rrëfim tronditës: Talibanët trokitën tre herë në derë, të katërtën vranë nënën time
CNN përcjell historinë tronditëse të një nëne me katër fëmijë, e cila u vra nga talibanët.
Naija ndodhej në shtëpi me tre djemtë dhe vajzën e saj, në një fshat të vogël në Afganistanin verior, momentin kur luftëtarët talibanë trokitën derën e shtëpisë.
Vajza e Naijas, 25 vjeç, e dinte që talibanët do të vinin, pasi e ëma i kishte thënë se ata kishin ardhur para tri ditësh dhe kishin kërkuar ushqim. Naija kishte gatuar për 15 lufrtëtarët talibanë.
“Nëna ime u tha se jemi të varfër si mund të gatuanim për ta” tha Manizha ndërsa shtoi se më pas ata nisën ta rrihnin.
“Nëna ime u rrëzua, ata e goditën me armë – AK47.”
Manizha tha se ajo u bërtiti luftëtarëve të ndalonin. Ata u ndalën për një moment para se të hidhnin një granatë në dhomën tjetër dhe ndërsa flakët u përhapën ata vrapuan dhe u larguan, tha ajo. Nëna e katër fëmijëve vdiq nga rrahja.
Sulmi vdekjeprurës i 12 korrikut në shtëpinë e Najia në provincën Faryab është një ngjarje tronditëse, që tregon nivelin e rrezikut që kanoset mbi gratë në Afganistan tashmë që Talibani ka kontrollin e vendit.
CNN thekson se ka përdorur pseudonimet për emrin e nënës së ndjerë dhe vajzës, për të mbrojtur identitetin e tyre për arsye sigurie.


