VIDEO/ Aligatori sulmon kujdestaren në festën e ditëlindjes, "përleshja" në sy të fëmijëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2021, 14:16
Një kujdestare kafshësh në qendrën e zvarranikëve në Utah rrezikoi të humbiste dorën pasi u sulmua nga një alligator gjatë një feste fëmijësh.
E gjithë skena u pa nga fëmijët të cilët ishin pas xhamit për të parë shfaqjen pa e ditur që do të shokoheshin. Në një moment aligatori tërhoqi gruan brenda vaksës dhe nuk pranonte ti lëshonte dorën madje në një moment e vuri poshtë kujdestaren.
Në këtë moment një vizitor ndërsa thërriste për ndihmë hyri në vaksë dhe kërceu mbi aligatorin me qëllim që ti lironte dorën.
E gjithë skena që duhej të ishte një skenë feste gati sa nuk u kthye në një skenë tmerri.