Video virale/ Hipur mbi karusel dhe në makina, talibanët argëtohen në parkun e lodrave në Kabul

Ndërkohë që mijëra afganë po largohen nga vendi i tyre nga talibanët, disa luftëtarë të lëvizjes politiko-fetare janë filmuar duke u argëtuar në një park lodrash për fëmijë.

Pamjet që tregojnë burrat talibanë që hipin në makina në një park fëmijësh ndërsa mbajnë armët janë bërë virale në mediet sociale.

Videot thuhet se janë marrë një ditë pasi talibanët pushtuan Kabulin, kryeqytetin e Afganistanit.

Në njërën nga videot, ushtarët talibanë mund të shihen duke hipur në makinat për fëmijë  dhe duke mbajtur armët e tyre.

Në një video tjetër ata janë duke hipur në kuaj dhe duke u rrotulluar në karusel.

Pamjet janë bërë virale për kontrastin e ashpër të tmerrit që raportohet se ndjejnë familjet afgane, ndërsa talibanët marrin kontrollin e vendit.