“Shtegtarët” rikthehen në Lezhë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2021, 14:01
Lezha kremtoi ditën e Shtegtarëve, një festë që ju kushtohet emigrantëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Të kthyerit, familjarët e tyre dhe turistë u bënë bashkë në sheshin "Gjergj Kastrioti" u cili u gjallërua si asnjëherë më parë.
Një pjesë kishin kohë pa i parë të afërmit dhe vendin ku u lindën e rritën ndaj nuk i fshehën vlerësimet. Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu i njohu me atë që e cilësoi transformim të qytetit falë investime.
Ndërsa prefekti Gjok Jaku vleresoi mundin dhe sakrificen e emigranteve. Emigrantet me histori suksesi u vleresuan me çertifikate mirenjohje nga Bashkia Lezhë.
Festa zgjati deri në mesnate ku të pranishmit u argetuan nën tingujt e këngëtares Aurela Gaçe.