Shkaktuan zjarre në Lushnjë, prangoset një person dhe procedohet 15-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi dyshohet se dogji një sipërfaqe të mbjellë me ullinj te Kodrat e Kalipasë. 

Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë një shtetas 15-vjeçar i cili dogji me zjarr mbeturinat duke rrezikuar disa prona në fshatin Golem.

"Dogji me zjarr një sipërfaqe të mbjellë me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”, vihet në pranga autori i dyshuar. Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës një shtetas 15-vjeçar i cili dogji me zjarr mbeturinat duke rrezikuar disa prona në fshatin Golem. Policia e Lushnjës arrestoi në flagrancë shtetasin R. D., banues në Dushk, Lushnjë, pasi duke djegur me zjarr disa ferra, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit dhe është djegur një sipërfaqe me ullinj në vendin e quajtur “Kodrat e Kalipasë”." - njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.