Vlorë, gjendet trupi i pajetë i një personi në qendër të qytetit

Një person është gjetur i pajetë orët e para të kësaj të diele në Vlorë.

Personi është gjendur në qendër të qytetit pranë ambulancës së qytetit.

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se ai ka vdekur nga shkaqe natyrale.

Mendohet se prej ditësh ishte larguar nga banesa dhe familjarët po e kërkonin.