Kanabis në Dajt, arrestohet kryeplaku i fshatit Qafëmollë dhe një 37-vjeçar

Policia e Tiranës ka arrestuar kryeplakun e  fshatit Qafmollë dhe një 37 vjeçar pasi dyshohen se në fshatin Qafmollë, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Sipas njoftimit të uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve R. H., 37 vjeç dhe A. D., 52 vjeç(kryeplak i fshatit Qafmollë), pasi dyshohen se në fshatin Qafmollë, Njësia Administrative Dajt kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen edhe si autor të ngjarjes 19.06.2021, ku gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Qafmollë, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”./OraNews/