"Nuk mbyllim sytë para masakrës mjedisore" Banorët Lumasit padisin në SPAK Salillarin e kryebashkiaken e Dimalit
Në ditën e 10 të grevës së urisë, ku kërkohet ndalimi i ndërtimit të Ujësjellësit në Sinec, banorët nisën një tjetër padi në SPAK.
123 banorë të Fshatit Lumas në Kuçovë kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit, biznesmenin Pëllumb Salillari në cilësinë e administratorit të Kompanisë Salillari, dhe kryetaren e Bashkisë Dimal Juliana Memaj. Këtë radhë akuza është për shkatërrimin e zonës dikur të pyllëzuar
Ata kërkojnë ndjeke penale të Salillarit për veprat penale “Shpërdorimi i tokës” Neni 199 , Neni 205 “Prerja e paligjshme e pyjeve”, Neni 206/a “shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, Neni 202/b “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore” , Neni 248 “Shpërdorimi i detyrës”
Ata denoncojnë se shoqëria “Salillari” sh.p.k me përgjegjës kryesor të saj Z.Pëllumb Salillari ka shkatërruar dhe prerë kurorën e pishave mbi guroren e Gurit të Bardhë në bashkinë Dimal.
“Kjo masakër mjedisore është bërë me qëllim nga kjo shoqëri për zgjerimin e sipërfaqes së shfrytëzimit për gurore dhe furrave të gëlqeres. Pikërisht në muajin korrik nga kjo shoqëri janë djegur edhe rreth 30ha pyjen në Tomorr dhe është rrafshuar kodra me pisha e Gurit të Bradhë Dimal, vetëm për përfitime të tyre.“
Për këtë masakër mjedisore ata thonë se mban përgjegjësi edhe Kryetarja e Bashkisë Dimal, për të cilën kërkojmë ndjekjen penale për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Banorët e Lumasit kanë shkuar edhe më tej në padinë e tyre duke kërkuar përgjigje se përse është vazhduar shfrytëzimi i shtratit të lumit Osum kur Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar dy herë lejen.
“Ky subjekt edhe pse nuk është pajisur me leje dhe i është refuzuar dy herë kjo leje mjedisore, ka ndërtuar një impinant punimi ku shfrytëzon inertet e lumit Osum për ndërtimin e një pjese të rrugës që lidh Skraparin me Përmetin, pra pa mërë më parë një leje ndërtimi mjedisore” denoncojnë banorët në kallzimin penal dorëzuar SPAK.
Ata kërkojnë të fillojë menjherë ndjekja penale për personat përgjegjës të cilët nuk respektojnë as vendimet e institucioneve shtetërore dhe nuk pyesin as për dëmet natyrore që i shkaktojnë këtij vëndi si dhe për punonjësit e institucioneve përkatëse të cilët kanë për detyrë ti monitoronë dhe të marin masa ndaj tyre.
“Ne si qyetar të Republikë së Shqipërisë, në realzimin e detyrës tonë nuk mund të mbyllim sytë para maskarave të tilla mjedisore të cilat na dëmtojnë të gjithëve” shkruhet në dokument

