Dropull/ Zjarr në kodrat e fshatit Radat në kufi me Greqinë, dyshohet se u vendos nga 2 barinj

Në fshatin Radat të bashkisë Dropull raportohet për një vatër zjarri.

Burime për Ora News bëjnë me dije se vatra e zjarrit është konstatuar në fshatin kodrinor në kufi me Greqinë.

Mendohet se zjarri është vendosur nga dy barinj vendorë që kullosin bagëtitë.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe PMNZSH e Dropullit  për të shuar vatrën e zjarrit të krijuar.

Gazetarja e Ora News, Entiola Budo bën me dije se policia e Gjirokastrës dhe zjarrfikësit po luftojnë me flakët pasi zjarri është shumë i madh. /OraNews/