Gashi: Opozita deri më tani është inekzistente, Rama po përpiqet që të bjerë në sy te të huajt
Në një intervistë për RTV Ora, analisti Shpend Gashi u shpreh se Opozita deri më tani është inekzistente, e ka fokusuar aksionin e saj politik vetëm në statuse në Facebook dhe disa reagime.
Sipas tij, ajo që bën çudi, është se nëse qeveria ka mbështetjen e SHBA-ve ndërsa po behët thirrje që të vijnë serbët e të blejnë toka në vendin tonë, në bregdet, duke lejuar që Serbia të ketë dalje në Mesdhe.
Gashi: Opozita deri më tani është inekzistente, e ka fokusuar aksionin e saj politik vetëm në statuse në Facebook dhe disa reagime. Nga ana tjetër po shohim një qeveri që po përpiqet që të bjerë në sy për mirë te faktori ndërkombëtar. Tashmë po shohim vetëm veprimtarinë politike të Ramës, që nuk lë mundësi pa u shfaqur për qeverisjen dhe planet e viteve të ardhshme. Ndërsa përplasja e yuri Kim dhe Sali Berishës është një ndër etapat që do të ketë përplasja për shpalljen non grata.
Mendoj se padia e Berishës në gjykatën franceze është jnë lloj bllokimi i furisë amerikane, sepse SHBA-të nuk janë një kafshatë e lehtë. Ajo që më bën çudi, është se nëse qeveria ka mbështetjen e SHBA-ve, si ka mundësi që po behët thirrje që të vijnë serbët e të blejnë toka në vendin tonë, në bregdet, duke lejuar që Serbia të ketë dalje në Mesdhe. Po u jepet një mundësi pushtetarëve që kundërshtarët e SHBA-ve të kenë dalje në këtë det. Nga ana tjetër PD po dështon se ka një mos menaxhimin të mirë me në krye Lulzim Bashës. Pas përplasjes së Berishës me DASH, mund të ketë një kosto kjo parti.
Gashi shtoi se i gjithë opinioni publik dhe analistët kanë rënë dakord se këto zgjedhje ishin të vjedhura, pasi vota u shit.
Gashi: I gjithë opinioni publik dhe analistët kanë rënë dakord se këto zgjedhje ishin të vjedhura, pasi vota u shit. Nëse sistemi është kaq dekadencë, dekadenca ka arritur deri në palcë, prandaj populli nuk beson më dhe shkon deri te paraja. Kriza e besimit është parë qysh në vitin 2008 kur u ndryshua sistemi elektoral, kur humbi përfaqësimi. Këtu është krijuar ideja se kush ka para dhe sponsor mund të futet në politikë. Nga ana tjetër, unë besoj se nëse në praktikë Ballkani i Hapur sjell përfitime për vendim tim, dhe se kufijtë e hapur sjellin më shumë mirëqenie dhe të ardhura.
