"Ballkani i hapur" dhe polemikat, Pozhari: Rama do të jetë kryeprotagonist i lojës, Kurti nuk e pranon

Krijimi i të ashtuquajturës "Ballkani i hapur" ka shkaktuar polemika të shumta. Ditën e sotme, me anë të një postimi në Tëitter, kryeministri i vendit Edi Rama ka theksuar se Gjermania është pro kësaj nisme.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për Ora Neës Xhevdet Pozhari u shpreh se zoti Rama është shfaqur së fundmi dhe arrogant në raport me të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe në lidhje me këtë nismë.  

Pozhari: "Për zotin Rama kjo nuk është hera e parë. Për të është e rëndësishme se çfarë thonë të tjerët dhe jo se çfarë ai mendon vetë. Mua më kujtohet edhe takimi që pati kur zoti Kurti ishte kryeministër, në vizitën e tij të parë në Shqipëri dhe i tha troç se ai është më së pari i interesuar për një integrim të tregut shqiptar, respektivisht për makro-shengenin shqiptar siç u shpreh zoti Kurti, ndërsa zoti Rama është shfaqur së fundmi dhe arrogant në raport me të gjithë ata të cilët mendojnë ndryshe.

Në thelb të mostrajtimeve të Ramës me drejtuesit e Kosovës është Serbia. Atë nuk e shqetëson ndonjë çështje kombëtare, por pse drejtuesit kosovarë nuk po tregojnë mirëkuptim për Vuçiç. Zoti Kurti ja ka përplasur të kaluarën kriminale zotit Vuçiç. Unë nuk e kuptoj se si e solli Rama deri aty punën sa patriotizmi shqiptar në një mënyrë duhet të dëshmohet përmes realitetit që ne duhet të tregojmë ndaj Beogradit."

Sipas zotit Pozhari, Rama kërkon të jetë kryeprotagonist i lojës, por zoti Kurti sipas tij nuk mund të jetë inferior dhe ta lejojë.

Pozhari: "Në dijeninë time deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga kryeministri i Kosovës, ka qenë zoti Rama i cili siç duket ka qenë i shqetësuar se çfarë flitet për të në rrjetet sociale. Rama e ka dëshmuar se me rëndësi për të është që të jetë krye-protagonist i lojës. Zoti Thaçi e pranonte superioritetin e zotit Rama, ndërsa tani zoti Rama nuk mund të presë nga zoti Kurti që të jetë inferior sidomos kur bëhet fjalë  për interesat mbarë-shqiptare."

Intervistoi Matilda Mcini, përgatiti për online Xhuljana Zhuleku