Berisha mes shqiptarëve të Kosovës në Korçë kur Bregoviç këndonte kundër NATO-s në Selanik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2021, 12:28
Ish-kryeministri, Sali Berisha nuk mbeti jashtë debatit për pjesëmarrjen e këngëtarit serb Goran Bregoviç në festën e birrës në Korçë.
Berisha ka postuar në rrjetet sociale një video, ku shfaqet mes shqiptarëve të Kosovës që ishin strehuar në Korçë gjatë luftës.
Berisha thotë se po në atë ditë, Bregoviçi këndonte në një koncert në Selanik kundër bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë për ta ndalur gjenocidin në Kosovë.