Bodrumi i Enverit mbushet me ujërat e zeza në pallatin e rrugës "Xhanfize Keko" Tiranë

Bodrumi që në kohën e Enverit përdorej si vendstrehim për banorët e një pallati 18 në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë është bërë një shqetësim për shëndetin e banorëve të këtij pallati.

I mbushur me ujë të ndotur, ajo është kthyer në rrezik infeksioni.

"Nuk jetohet më në këtë shkallë. Nuk hapim dot dritaret. Na mbytën mushkonjat"

Banorët thonë se kjo gjendje vjen si pasojë e bllokimit të ujrave të zeza.

Banorët janë ankuar disa herë në bashkinë e Tiranës për të gjetur një zgjidhje, ankesat e tyre deri tani kanë rënë në vesh të shurdhët.

"Nuk kemi lenë vend pa u ankuar por s'kemi asnjë zgjidhje"

Thirrja e banorëve shkon për bashkinë Tiranë për ndërhyrje sa më parë.