Izolohet vatra e zjarrit në Mokër, zjarrfikësit do ta kalojnë natën jashtë për ta mbajtur nën kontroll

Në zonën e Mokrës, për momentin vatra e zjarrit është izoluar nga stafi i ADZM-së.

Mësohet se zjarrfikësit nuk kanë arritur të kthehen sot dhe do flenë në zonë për ta pasur në kontroll dhe nesër në mëngjes të jenë në gatishmëri.

Ekziston akoma frika e një riaktivizimit për shkak të trashësisë dhe bimëve të djegshme në zonë.

Pylli është kryesisht me pisha dhe me ah të përzier, drurë të cilën digjen shumë lehtë.

Ndërkohë akoma nuk ka informacion të saktë për sipërfaqen e djegur.

Izolohet vatra e zjarrit në Mokër, zjarrfikësit do ta

Izolohet vatra e zjarrit në Mokër, zjarrfikësit do ta