I zunë pritë në rrugë dhe e qëlluan me armë zjarri, ky është 23-vjeçari i plagosur në Theth
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 9 Gusht 2021, 21:46
Paulin Harusha, 23 vjeç mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Theth të Shkodrës.
Sipas burimeve, 23-vjeçari Harusha po lëvizte me mjetin e tij tip Furgon,kur disa persona i kanë dalë para dhe kanë zbrazur karikatorët.
Fatmirësisht plumbat e kanë prekur në pjesën e krahut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
