Video/ Zjarri afrohet drejt hyrjes së tunelit të Kalimashit, në ndihmë zjarrfikësit nga Kosova
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2021, 22:34
Përfshihen nga zjarre masive kodrat nën të cilat janë tunelet e Kalimasht.
Në video shihet se si flakët kanë arritur të përparojnë dhe të përhapen gjerësisht mbi tunel.
Tashëm duket qartë që zjarri po afrohet drejt hyrjes së tunelit.
Ndërkohë, shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë zonën përreth.
Kjo vatër është aktive prej pesë ditësh, ndërsa nuk është mundur të vihet nën kontroll.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë burime bëjnë me dije se ka edhe zjarrfikëse nga Kosova.




