Kosova në ndihmë të Shqipërisë, Osmani autorizon dërgimin e FSK-së për shuarjen e zjarreve

Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, ka autorizuar dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së për ndihmë Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.

Përmes një njoftimi presidenca e Kosovës ka bërë me dije se qeveria e Kosovës i ka ofruar ndihmë Republikës së Shqipërisë në shuarjen e zjarreve.

Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, në pajtim me kompetencat saj ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar dhe në të njëjtën kohë e ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t’i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim të shuarjes dhe vënies në kontroll të zjarreve.

Ndërkohë, beteja me zjarret po vazhdon tash e dy javë në këtë shtet, ndërsa policia shqiptare ka njoftuar ditët e fundit dhe për arrestimin e disa personave në zona të ndryshme të vendit, të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Kosova në ndihmë të Shqipërisë, Osmani autorizon

Kosova në ndihmë të Shqipërisë, Osmani autorizon

Kosova në ndihmë të Shqipërisë, Osmani autorizon