Baçi tregon pse largimet në PD bëjnë bujë në media: Strategji e Ramës, ndërsa denoncimet e PD flenë në SPAK
Studiuesi Agim Baçi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News komentoi largimin e 51 drejtuesve nga Partia Demokratike në Korçë.
Baçi: Këto dorëheqje janë qesharake disi, pas kuvendit që janë hapur zgjedhjet për të zgjedhur kryetarët dhe sekretarët e rinj, kryetarët e grup seksioneve, kështu normalisht janë të larguar. Është dorëheqje e një njeriu që tashmë ka ikur, megjithatë Partia Demokratike duhet ti shikojë këto lloj pakënaqësish që ka, ku mbështeten, apo janë thjeshtë lojëra sezonale.
Më tej ai u shpreh se largimet nga PD e Korçës përbëjnë më shumë lajm se sa situata problematike me zjarret.
Baçi: Në fakt unë e pres që opozita të jetë në një lloj represioni më të madh nga qeveria, që mandatin e tretë do të gjejë një narrativë, narrativa është gjithmonë armiku dhe armiku është gjithmonë tek opozita. Kështu që kryeministri Rama ka bërë deri tani që të larguarit nga opozita janë në qendër të vëmendjes dhe të përbëjnë më shumë lajm tre-katër kryetar, kam respekt për ata anëtarë të PD që janë qëndrestarë. Përbëjnë më shumë lajm tre-katër largimet nga opozita dhe të mos kemi lajm përgjegjësinë e pushtetit lokal dhe qendror dhe gjithë atyre institucioneve që duhet të mbajnë përgjegjësi për zjarret.
Studiuesi tha se më shumë lajm duhet të përbëjë situata problematike me zjarret dhe mungesa e përgjegjësisë nga institucionet lokale e qendrore.
Baçi: Është një lloj strategjie që Rama e ka ndjekur gjatë këtyre viteve që artikujt që përbëjnë lajm janë largimet nga opozita. Ndërkohë çështjet që ngre opozita, denoncimet që ka bërë vazhdojnë të flenë në SPAK. E kam thënë disa herë që mosfunksionimi i drejtësisë e bënë median dhe opozitën thashethemexhinj.
Analisti u shpreh se është strategji e Ramës që largimet nga PD të përbëjnë lajm në media ndërkohë denoncimet që opozita ka dërguar në SPAK vazhdojnë të flenë e të mos marrin zgjidhje.
