Alimehmeti: "Delta" ka nevojë për 3 doza kineze, shqetësim jo rastet e reja, por hospitalizimet
Në një intervistë për RTV Ora, mjeku Ilir Alimehmeti u shpreh se varianti Delta pikëpamja klinike u ngjan virozave të tjera, me dhimbje koke, gryke dhe rrufë apo diarre.
Ai tha se vaksina coronavax ka nevojë për një dozë të tretë në raport me këtë variant, ndërsa theksoi se vaksinat nuk e ndërpresin totalisht zinxhirin e infektimeve.
Alimehmeti: Varianti Delta njihet mirë prej disa muajsh pasi kemi pasur kohë të studionim. Është në variant dominat dhe një transmetueshmëri të lartë. Nga pikëpamja klinike u ngjan virozave të tjera, me dhimbje koke, gryke dhe rryfë apo diarre. Nga këto aspekte duhet dopio dozë patjetër. Ndoshta coronavax ka nevojë për një dozë të tretë në raport me këtë variant. Edhe Turqia e ka aplikuar një gjë të tillë, duke qenë se ne kemi një strategji të pothuajse të njëjtë. Sigurisht që të gjitha vaksinat kanë një efektshmëri më të ulët kundrejt këtij varianti.
Në një formë të tillë, një person i imunizuar mund të infektojë sërish, gjë e cila nuk është një lajm i mirë, sepse duhet të ndërpritet zinxhiri i infektimi, gjë e cila me Deltën nuk ndodh. Prandaj duhet të kemi një vaksinim. Ndërsa imuniteti natyror është i mjaftueshëm dhe nuk kemi sinjalizime në këtë aspekt. Deri më tani nuk ka pasur një vaksinim 100%, gjë e cila ka ndodhur vetëm me linë. Sepse vaksinimi duhet të bëhet edhe njëkohësisht, gjë e cila është pothuajse utopike. Prandaj synimi i është që të kishte një vaksinim 70-75% të popullatës. Tani efektshmëria ka rënë goxha, prandaj një imunizim total i popullsisë është i pamundur.
Alimehmeti shtoi se për mjekët nuk janë shqetësuese rastet e reja, por hospitalizimet, në raport me të cilat do të merret edhe masat paraprake.
Alimehmeti: Ne nuk kemi një studim për efektshmërinë e vaksinave, por vetëm e ndjekim në rrugë vëzhgimore. Ne na interesojnë më shumë rastet që rëndohen dhe këtu duhet të jetë vëmendja, te spitalet dhe format e rënda. Këtu studimi bëhet lehtë sepse ne vetëm 32 persona kemi momentalisht në spitale. Ndërkohë në raport me masat, rikonsiderimi i tyre bëhet në lidhje me spitalet. Sepse kurba ka të bëjë me shtrimet në spital ku vjen një pikë që nuk përballohen më shtrime. Me shtimin e njerëzve që janë shtuar, rastet e reja na interesojnë çdo ditë e më pak, më shumë na interesojnë ata në spitale. Delta si variant kalon shpeshherë si një gjë normale, por mund të ndodhë që të transmetohet tek personat e tjerë.
