Pogradec, jetonte në rulon e dhuruar, zjarri "shtëpinë" të pastrehit

Zjarrfikësit arrijnë të fikin në kohë zjarrin që kishte përfshirë një rulo në të cilën jetonte një i vetmuar.

Personi që jetonte në rulo mësohet se është shtetasi Petrit Oshafi i njohur ndryshe si Peçi.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një rezistencë korrenti që ai e kishte lënë ndezur.

Fatmirësisht në momentin e zjarrit ai nuk ka qenë në rulo.

Peçi prej shumë vitesh jeton i vetëm në Pogradec  më herë ai flinte rrugëve, por para 3 vitesh disa të rinj me të ardhurat e tyre i blenë këtë rulo ku ai strehohet tashmë.

I moshuari krahas faktit që është i braktisur nga familjarët e tij ka edhe probleme mendore.