Gramsh/ Makina merr flakë në ecje dhe del nga rruga, plagosen 6 persona, 2 nisen drejt Traumës
Nga Julian Kasapi Përditësimi i fundit 8 Gusht 2021, 20:09
Një makinë ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Gramsh në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë.
Mësohet se mjeti tip "Lancia y10" ka dalë nga rruga për shkak të flakëve.
Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 6 persona, 2 prej të cilëve ndodhen ën gjendje më të rëndë dhe do të nisen për trajtim të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë. 4 të tjerët po marrin mjekim në spitalin e Lushnjes.
Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
Ndërkohë mësohet se zjarrin e kanë shuar familjarët e banesës afër vendit ku ndodhi aksidenti.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave te aksidentit.
