Video/ Kosovare Asllani nuk ia del, Kanadaja është kampione olimpike në futboll për femra

Video/ Kosovare Asllani nuk ia del, Kanadaja është kampione olimpike
Pasi eliminoi kampionet në fuqi të SHBA-ve, Kanadaja bën mrekullinë duke u fituar medalje ari në futboll për femra. Në finalen e madhe ata mposhtën Suedinë e Kosovare Asllanit pas një ndeshje dramatike që u vendos nga penalltitë.

Suedia e udhëhequr pikërisht nga futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani, ishte favorite dhe vinte pas 5 fitoreve radhazi në këtë edicion të Olimpiadës.

Ishte pikërisht Asllani që në 34' me një asist për Bleckstenius kaluan në avantazh Suedinë që po luante më mirë teksa Kanadaja iu përgjigj në 68' me Jessie Fleming duke e cuar ndeshjen në shtesa.

As dy pjesët me nga 15 minuta nuk ndryshuan gjë dhe lotaria e penalltive më pas vendosi fatin e finalrs ku Kanadaja ishte më e saktë dhe fitoi 3-2 ndërsa Kosovare Asllani ishte mes suedezeve që gabuan në 11-metërsha.

Kështu për herë të parë Kanadaja shkruan emrin në librin e artë të kampiones në në Olimpiadë pas medaljes se bronzit në Rio 2016 dhe për Suedinë një tjetër zhgënjim, sërish medalje argjentia ashtu si 4 vite më parë.