Zjarri përfshin pyjet me pisha në Voskopojë, niset helikopteri për shuarjen e flakëve dhe ministri Peleshi
Nga Iris Rezhda Përditësimi i fundit 8 Gusht 2021, 17:43
Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën midis Krushovës dhe Shipskës.
Zjarri është aktiv prej disa orësh dhe ka përhapje të madhe. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur.
Në zonë kanë shkuar 4 zjarrfikëse dhe punonjës shërbimi nga Maliqi dhe Pusteci.
Ndërkohë mësohet se drejt vendit është nisur edhe Ministri Niko Peleshi dhe një helikopter për shuarjen e flakëve.
