Messi “pushton” lajmet botërore. Si u prit largimi nga Barça, në Argjentinë janë të shokuar

 

Ishte si një rrufe e fuqishme në horizont. Lajmi i Messit ishte me të vërtetë i papritur po të mendosh që një ditë më parë, palët ishin shprehur optimistë për rinovimin që në fakt edhe sot si Barça ashtu edhe lojtari donin të firmosnin por ishte e pamundur.

Menjëherë komunikata e Barcelonës bëri xhiron e botës teksa lajmet për largimin e Messit dominuan çdo edicion informativ, madje fluksi i lajmeve ishte ndoshta edhe më i madh se ai që ndodh gjatë këtyre ditëve të Olimpiadës së Tokyos.

Në Argjentinë, siç raportojnë mediat vendase pati një “shock” të vërtetë, askush nuk mund ta besonte që Lionel Messi të largohej nga Barcelona. E quajnë fundin e një epoke dhe të një ere që shkruajti historinë e futbollit përgjithmonë.

Në Spanjë ka pllakosur heshtja pasi shtypi katalanas, pranë Barcelonës, nuk e besonte që njeriu që identifikohej me gjigandët spanjollë të largohet në këtë mënyrë teksa mediat e tjera iberike i dhanë jehonë lajmit ku “Marca” ishte e para që kuptoi krisjen dhe mosdakordësinë për rinovimin.

Messi ka eklipsuar tashmë edhe Lojërat Olimpike, çdo lajm për medalje ditët e ardhshme nuk do të shihet me aq entuziazëm pasi dominon lajmi Lionel Messi. Teksa ai iku nga Barcelona, diskutimi tashmë shtrihet se “Ku do të shkojë Messi?!