Video/ Nuse, lek, peshq dhe tiganë, kërkesat e gazetarëve për SPAK
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Gusht 2021, 16:55
Gazetarët e kronikës i kanë drejtuar disa kërkesa Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK).
Kërkesat e tyre janë nga më të larmishmet dhe pavarësisht se përmbajnë doza humori, kanë pritshmëri për punën e SPAK në vijim.
Nisin me kërkesa për arrestime, lek dhe nuse e përfundojnë, me peshq dhe tiganë.
“Arrestime, lekë edhe nuse”, shprehet njëri prej gazetarëve, të cilit i dalin në krah edhe dy kolege që do i hidhnin para në dasmë dhe do i paguanin muajin e mjaltit.
Gazetarja Anila Hoxha ka kërkuar “kokat e peshqve e mëdhenj”, ndërsa Klodiana Lala, pasi ju zunë peshqit, kërkon tiganin.
“Meqë Anila e kapi peshkun unë dua tiganin”, thotë gazetarja Klodiana Lala.
Një kërkesë ka edhe gazetari Arsen Rusta, i cili kërkon të lirohet kolltuku.
