Kroi i Bardhë në Bjeshket e Selitës në Mirditë
1800 metra mbi nivelin e detit, Kroi i Bardhë në Bjeshket e Selitës në Mirditë është pak i njohur.
Kohët e fundit ai po kthehet në një destinacion turistik.
Klima e favorshme për stinen e veres, bukuritë natyrore dhe mbi të gjitha uji kurativ i burimit janë arsyet që kjo zonë, po frekuentohet çdo vit e më shumë.
Turistet kërkojnë investime, sidomos në infrastrukturen rrugore e cila është teresisht e shkatërruar.
“Vend i bukur por duhen përmirësuar kushtet dhe rruga” thonë disa vizitorë
Interesit në rritje të vizitoreve i është përgjigjur edhe sektori privat, kun ë zonë janë disa bujtina e njesi shërbimi.
Mijëra turistë vijnë në vendin tonë gjatë sezonit të verës kryesisht për bregdetin shqiptar, por duket se edhe turizmi malor tanimë ka hyrë në rrugën e duhur për të thithur sa më shumë vizitorë.